This site uses cookies to store information on your computer. I'm fine with this Cookie information

Please see our COVID-19 Service Information page for latest COVID-19 updates.

 

 

Kontracepsioni

Different Types of Contraception - Albanian

Pse është i rëndësishëm? 

Kontracepsioni përdoret për të parandaluar shtatzëninë e padëshiruar.  Kontracepsioni është falas për shumicën e njerëzve në MB. Ka një larmi të madhe zgjedhjesh, kështu që mund të gjeni atë që ju përshtatet më së miri. 

Opsionet kontraceptive 

Ne do të diskutojmë fillimisht metodat e mëposhtme të kthyeshme me veprim të gjatë. 

Implantet 

Sistemi hormonal intrauterin (IUS) - "spirale hormonale" 

Pajisja intrauterine me bakër (IUD) – "spiralja johormonale" 

Injeksionet 

Ne e dimë se gratë që përdorin këto metoda kanë shumë më pak gjasa të kenë një shtatzëni të paplanifikuar sesa gratë që përdorin metoda të tjera.  

 

Nëse jeni të sigurt se nuk doni më fëmijë, atëherë mund të konsideroni sterilizimin.  

Ekzistojnë një sërë metodash të tjera kontraceptive. Ato janë gjithashtu efektive, por duhet të përdoren në mënyrën e duhur për të parandaluar shtatzëninë. 

Pilula vetëm me progestogjen (1 hormon)  

Kontracepsion i kombinuar hormonal (2 hormone) 

Pilulë 

Fashë 

Unazë 

Prezervativë- mund të parandalojnë edhe përhapjen e infeksionit seksualisht të transmetueshëm. Nuk kanë efekt si kontracepsion te 18 nga 100 gra.  

 

Informacion i detajuar për secilën metodë  

Implant 

Implanti është një shufër e vogël, në madhësinë e një fije shkrepëseje, që futet nën lëkurën e parakrahut.  

Implanti lëshon një hormon të quajtur 

progestogjen që nuk lejon vezoret tuaja të ovulojnë dhe trash mukozën në qafën e mitrës. Në radhë të parë ndihmon që mos të lejojë spermën të arrijë në vezë. 

 

Avantazhet 

  • Zgjat për tre vite 
  • Nuk është efektiv te 5 nga 10 000 gra 
  • Rikthim në gjendje fertile, pothuajse menjëherë pas heqjes 
  • Menstruacionet mund të jenë më të pakta 
  • I përshtatshëm për gratë në gjidhënie 
  • Vendoseni dhe harroni që e keni 

 

Disavantazhet 

Mundësia për menstruacione të çrregullta (ose mungesë menstruacionesh) 

 

Sistemi hormonal intrauterin (IUS) 

IUS hormonal është një pajisje e vogël në formë T-je që vendoset në uterus (mitër). 

Ajo parandalon shtatzëninë duke holluar 

shtresën e brendshme të mitrës (kjo është pjesa ka gjakderdhje gjatë menstruacioneve), dhe për shkak të kësaj gratë shpesh kanë perioda më të pakta ose nuk kanë fare. 

Gjithashtu, ajo trash mukozën në qafën e mitrës, e cila në radhë të parë nuk lejon spermën që të arrijë në vezë. 

 

Avantazhet 

  • Zgjat deri në pesë vite 
  • Nuk është efektiv te 2 nga 1000 gra 
  • Vendoseni dhe harroni që e keni 
  • Mund të hiqet lehtë 
  • Dozë shumë e ulët e hormonit të sigurt 
  • Rikthim në gjendje fertile, pothuajse menjëherë pas heqjes 
  • Menstruacionet/gjakderdhja ndoshta do të jenë më të pakta (ose gjakderdhja mund të ndalohet plotësisht). Kjo është diçka e mirë për shëndetin veçanërisht nëse gruaja ka pasur menstruacione intensive, të gjata ose të dhimbshme 
  • I përshtatshëm për gratë në gjidhënie 

 

Disavantazhet 

  • Rrezik i vogël për infeksion. 
  • Gjakderdhje e mundshme e parregullt që mund të zgjasë disa muaj derisa të qetësohet. 

 

 

Pajisja intrauterin me bakër (IUD) - "spiralja johormonale" 

 

IUD me bakër është një pajisje e vogël në formë T-je që vendoset në mitër dhe ndryshon mënyrën e lëvizjes së spermës. 

Ajo parandalon fekondimin e tyre. Ky lloj IUD-je ka një sasi të vogël bakri natyror dhe të sigurt. Është 100% pa hormone dhe bën që menstruacionet të jenë të rregullta. 

 

Avantazhet 

  • Zgjat deri në 5 ose 10 vite (në varësi të llojit të IUD me bakër) 
  • Nuk është efektiv te 8 nga 1000 gra 
  • Mund të hiqet lehtë 
  • Pa hormone 
  • Vendoseni dhe harroni që e keni 
  • Mund të hiqet lehtë 
  • Nuk do të ndryshojë menstruacionet tuaja normale 
  • Rikthim në gjendje fertile, pothuajse menjëherë pas heqjes 
  • I përshtatshëm për gratë në gjidhënie 

 

Disavantazhet 

  • Rrezik i vogël për infeksion. 
  • Menstruacionet mund të bëhen më intensive/më të gjata dhe nëse ndodh kjo, mund të jenë më të dhimbshme. 

Injeksioni 

 

Kjo gjilpërë është një injeksion që parandalon shtatzëninë. Gjilpëra përmban progestogjen, një hormon që nuk lejon ovulimin. Gjithashtu, ajo trash mukozën në qafën e mitrës, e cila në radhë të parë nuk lejon spermën që të arrijë në vezë. 

 

Avantazhet 

  • Zgjat 3 muaj 
  • Nuk është efektiv te 6 nga 100 gra 
  • Menstruacionet mund të jenë më të pakta ose mund të ketë mungesë menstruacionesh 
  • I përshtatshëm për gratë në gjidhënie 
  • Ekziston edhe një injeksion i ri të cilin mund ta bëni vetë çdo 3 muaj pas një trajnimi nga një infermiere ose mjek. 

 

Disavantazhet 

  • Duhet të vizitoheni te një profesionist shëndetësor çdo tre muaj për injeksionin (nëse nuk zgjidhni injeksionin që mund ta bëni vetë) 
  • Vonesa të mundshme në rikthimin në gjendje fertile, pas ndërprerjes së përdorimit të injeksionit 
  • Mundësia për menstruacione të çrregullta 

 

 

 

Pilula vetëm me progestogjen (POP) 

 

Këto pilula përmbajnë vetëm një hormon, progestogjenin. Pilulat merren çdo ditë. Ekzistojnë dy lloje pilulash vetëm me progestogjen: ato të zakonshme që trashin mukozën e qafës së mitrës dhe ndalojnë që sperma të arrijë në vezë, dhe 

POP më i ri që parandalon ovulimin e vezoreve. 

 

Avantazhet 

  • Nuk është efektiv te 9 nga 100 gra 
  • Rikthim në gjendjen e mëparshme pas ndërprerjes 
  • I përshtatshëm për gratë në gjidhënie 
  • I sigurt për gratë që nuk mund të kenë hormon estrogjeni 
  • Mund të mos ketë gjakderdhje 

 

Disavantazhet 

  • Mund të ketë gjakderdhje të çrregullt 
  • Duhet të kujtoheni ta merrni pilulën në të njëjtën orë çdo ditë 
  • Mund të mos ketë efekt nëse keni diarre apo të vjella 

 

 

Kontracepsion i kombinuar hormonal (CHC) 

 

Këto metoda përmbajnë dy hormone, estrogjenin dhe progestogjenin.  Ato parandalojnë ovulimin e vezoreve. 

Zakonisht është një pilulë që e merrni në të njëjtën orë çdo ditë. 

Ka shumë lloje të ndryshme pilulash në treg. 

Ka edhe fasha ose unaza vaginale të cilat funksionojnë njëlloj si pilulat. 

 

Avantazhet  

  • Nuk është efektiv te 9 nga 100 gra 
  • Menstruacione më të shkurtra, më të pakta dhe më pak të dhimbshme 
  • Rikthim në gjendjen e mëparshme pas ndërprerjes 
  • Mund të ndihmojë për aknet 
  • I përshtatshëm për gratë në gjidhënie 

 

Disavantazhet 

  • Disa gra që përdorin këtë metodë mund të kenë presion të lartë të gjakut ose mpiksje gjaku në këmbë ose mushkëri. Ky është një rrezik shumë i vogël. Për shkak të kësaj, nëse keni disa probleme shëndetësore ekzistuese, mund të mos jeni në gjendje të përdorni CHC-në. 
  • Duhet të përdorni metodën në mënyrën e duhur 
  • Mund të mos ketë efekt nëse keni diarre apo të vjella 

 

 

Sterilizimi i femrës 

 

Kjo përfshin bllokimin e tubave falopianë në mënyrë që sperma të mos bjerë në kontakt me vezën.   

 

Metodat intrauterine (IUS hormonale dhe IUD me bakër) dhe implantet e përmendura në këtë broshurë janë më efektive sesa sterilizimi i femrës. 

 

Avantazhet 

  • I përhershëm 
  • Nuk është efektiv te 1 nga 200 gra 
  • Asnjë ndryshim në menstruacione 

 

Disavantazhet 

  • I pakthyeshëm 
  • Duhet të jeni të sigurt që nuk dëshironi një shtatzëni tjetër 
  • Procedurë kirurgjikale 
  • Mund të nevojitet anestezi e përgjithshme 

 

 

Sterilizim i mashkullit - vazektomi 

 

 

Kjo përfshin bllokimin e tubave (vas deferens) që çojnë spermën nga testikujt në penis. Është një procedurë e shpejtë e kryer me anestezi lokale. Mund të bëhet në një qendër shëndetësore. 

Për shërbimet lokale, ju lutemi kontrolloni faqen e fundit të broshurës. 

 

Sterilizimi mashkullor është më efektiv se sterilizimi femëror dhe një procedurë shumë më e thjeshtë.  

 

Avantazhet 

  • I përhershëm 
  • Nuk është efektiv te 1 nga 2000 gra 
  • Kryhet duke përdorur anestezi lokale 

 

Disavantazhet 

  • I pakthyeshëm 
  • Procedurë kirurgjikale 
  • Rrezik për komplikacione 
  • Duhet të përdoret kontracepsion i besueshëm derisa të jetë konfirmuar kryerja e procedurës me sukses. Kjo do të bëhet në 12 javë pas procedurës 

 

 

Shërbimi i vazektomisë 

Bazuar në Shërbimin e Shëndetit Seksual të "Sandyford". 

Takimet mund të bëhen përmes: 

Vetëreferimit për takim para ndërhyrjes kirurgjikale të vazektomisë (0141 211 8654) 

 

Kontracepsioni i urgjencës 

 

Ekzistojnë dy lloje kryesore të kontracepsionit të urgjencës- IUD me bakër (spiralja) dhe pilulat hormonale. 

 

Pajisja intrauterine me bakër (IUD) – "spiralja johormonale"   

Kjo është metoda më efektive e kontracepsionit të urgjencës (99% efektive) dhe është 10 herë më efektive se pilulat e urgjencës. 

Mund t'ju vendoset një IUD urgjente deri në 5 ditë pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur (dhe nganjëherë edhe më gjatë) dhe në shumicën e rasteve gjatë ciklit.  

 

Zakonisht është i lehtë për t'u vendosur dhe është i përshtatshëm për gratë e çdo moshe. Për kontracepsionin e urgjencës, duhet të qëndrojë brenda mitrës të paktën deri në menstruacionet e ardhshme, por ju mund të vendosni ta mbani atë si metodën kryesore të kontracepsionit. 

 

Pilula e progestogjenit (p.sh. Levonelle TM) 

Është më efektive nëse merret brenda 24 orëve nga kryerja e marrëdhënies seksuale të pambrojtur. Funksionon duke vonuar ovulimin (pra, nuk do të jetë efektive nëse kjo ka ndodhur tashmë). 

 

Mund të merret deri në 3 ditë pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur, por sa më shumë prisni aq më pak efektive do të jetë. 

 

Mund ta merrni këtë pilulë falas nga farmacitë në Skoci nëse jeni të regjistruar te një mjek i përgjithshëm, ose në klinikën lokale të shëndetit seksual. 

 

Acetat ulipristali (p.sh. EllaOne TM) 

Kjo pilulë mund të merret deri në 5 ditë pas kryerjes së marrëdhënies seksuale të pambrojtur. Funksionon duke vonuar ovulimin (pra, nuk do të jetë efektive nëse kjo ka ndodhur tashmë). 

 

Është më efektiv sesa kontracepsioni i urgjencës me progestogjen.   

 

Mund ta merrni "EllaOneTM" falas nga farmacitë në Skoci nëse jeni regjistruar te një mjek i përgjithshëm, ose në klinikën tuaj lokale të shëndetit seksual.  

 

Metodat hormonale të kontracepsionit e bëjnë "EllaOneTM" më pak efektive, kështu që nuk duhet të përdorni asnjë metodë hormonale të kontracepsionit për 5 ditë pas marrjes së "EllaOneTM". 

 

Gratë që janë në gjidhënie këshillohen të heqin qumështin e gjirit për 7 ditë pas marrjes së "EllaOneTM". 

 

Praktikat e mjekut të përgjithshëm mund të ofrojnë kontracepsion. Mund të pyesni mjekun tuaj për të mësuar se cila metodë disponohet. 

 

Shërbimi i Shëndetit Seksual i "Sandyford" 

Ofron një shërbim të plotë të shëndetit seksual, ku përfshihet: 

  • Informimi dhe ofrimi i kontracepsionit 
  • Vendosja dhe heqja e kontracepsionit intrauterin, e "spirales" 
  • Vendosja dhe heqja e implantit 
  • Vazektomia 
  • Shërbimet e abortit 

 

Për takime, informacion dhe këshillim, telefononi në numrin 0141 211 8130. Linjat janë të hapura nga e hëna në të premte, ora 8:30- 16:15, me përjashtim të festave zyrtare, ose vizitoni https://www.sandyford.scot 

 

Nëse nuk flisni anglisht, mund të kërkoni që në takimin tuaj të jetë i pranishëm një interpret. Na tregoni gjuhën dhe dialektin që ju nevojiten kur rezervoni takimin dhe ne do të marrim masat. Informacione të mëtejshme mund të gjenden në https://www.sandyford.scot/interpreter