This site uses cookies to store information on your computer. I'm fine with this Cookie information

Bank Holiday Closure

Sandyford services are closed on Monday 27th September due to the Bank Holiday.

If you require emergency contraception please look at NHS Inform website  

Çfarë është “Sandyford”?

What is Sandyford - Albanian

Ne jemi një ofrues i specializuar në shërbimin e shëndetit seksual për personat që banojnë në zonën e “Greater Glasgow and Clyde”. Ne jemi pjesë e shërbimit kombëtar të shëndetësisë (National Health Service) të Skocisë. Të gjitha shërbimet dhe trajtimet tona janë pa pagesë. Ato janë gjithashtu konfidenciale dhe private. Stafi ynë miqësor është mendjehapur dhe asnjëherë paragjykues.

Ne në “Sandyford” mund t’ju vijmë në ndihmë nëse:

  • Keni dhimbje, sekrecione ose probleme me lëkurën në zonën gjenitale
  • Nuk shfaqni simptoma, por jeni i shqetësuar se mund të jeni ekspozuar ndaj një infeksioni seksualisht të transmetueshëm
    Keni nevojë për kontracepsion ose këshillim në lidhje me shtatzëninë ose ndërprerjen e shtatzënisë
  • Keni përjetuar agresion seksual/përdhunim, abuzim/shfrytëzim seksual ose ndonjë tjetër formë dhune që ndikon mbi shëndetin tuaj seksual

 

Shërbime që ne ofrojmë në “Sandyford”

  • Analiza për infeksione seksualisht të transmetueshme, si klamidia dhe gonorrea
  • Analiza për infeksione të transmetueshme nëpërmjet gjakut, të tilla si HIV-i, hepatiti dhe sifilizi
  • Kontracepsion, duke përfshirë prezervativët
  • Ndërprerje të shtatzënisë
  • Këshillim

Si të aksesoni shërbimet tona

Për të aksesuar shërbimet tona mund t’i telefononi drejtpërdrejtë ekipit tonë të përfshirjes në numrin 0141 211 8610. Zakonisht do t’ju përgjigjet një nga infermierët tanë dhe do të caktojmë një takim sa më të volitshëm për ju. Për të na ndihmuar lidhur me këtë mund të sigurojmë interpretë nëpërmjet telefonit.

Vini re se momentalisht, për shkak të COVID 19, në “Sandyford” mund të paraqiten vetëm personat që kanë lënë takim.

Mund të zgjidhni të paraqiteni në një nga klinikat e mëposhtme

Sandyford Central 2-6 Sandyford Place Glasgow
G3 7NB

Sandyford Paisley
1st Floor New Sneddon Street Clinic, 8 New Sneddon Street, Glasgow
PA3 2AD

Sandyford Parkhead
hyrja ndodhet në anë të godinës në “Nisbet Street”
Parkhead Health Centre 101 Salamanca Street Glasgow
G31 5BA